Outfiti i duhur, n’disa sekonda.
Shtoji rrobat një herë. Pastaj, për punë, dalje apo dasmë, ta zgjedhim kombinimin sipas motit.Shtoji rrobat një herë. Ta zgjedhim outfitin sipas motit.
Fotoja origjinale s’ruhet kurrë. Pa reklama, pa gjurmim.
Fotoja origjinale s’ruhet kurrë. Pa reklama, pa gjurmim.
Kështu duket sugjerimi yt.
Zgjedhe rastin dhe kohën. I sheh rrobat bashkë, me mundësi me ndërru secilën copë.
Shpejt e pa mundim.
- 01
Shto çka ki n’dollap
Bëju foto disa rrobave bashkë, e kontrolloji.
- 02
Zgjedhe rastin
Punë, dalje, dasmë apo veç chill.
- 03
Merre outfitin
Ta zgjedhim sipas motit edhe asaj çka ke veshë së fundi.
- 04
Ndërroje një copë
S’të pëlqen? Mjafton një prekje.
Rrobat tua, në një vend.



E mban mend çka ke veshë.
Dy gjëra e mbajnë kombinimin të freskët, pa u marrë ti me to.
I lë përsëritjet për ma vonë
Çka ke veshë ditët e fundit shkon mbrapa n’radhë. Kur ka zgjedhje tjetër, ta jep atë.
Çka është n’lavatriçe, s’del
Preke një herë “S’është e pastër” edhe ajo copë del jashtë. Ta japim kombinimin prapë, pa të.
Pyetje
A punon pa kamerë?
Po. Ki një ekran të vetëm ku e shton rrobën me dorë: zgjedhe llojin, ngjyrën edhe a ka motive. Kamera është zgjedhje, jo kusht.
Çka bëhet me fotot që i bëj?
Zvogëlohen në telefonin tand, i dërgohen një shërbimi të jashtëm me pagesë veç për njohjen e rrobave. ckameveshe s’e ruan kurrë fotografinë origjinale. Kur e konfirmon një rrobë, fotoja e prerë e asaj rrobe ruhet privatisht si pamja jote. Veç ti e sheh, edhe mundesh me e fshi kurdo.
A punon për komunën ku jetoj?
Po. I kemi krejt 38 komunat e Kosovës. Motin e marrim për komunën që e zgjedh.
A ma zgjedh AI kombinimin?
Jo. Kombinimin e nxjerrin rregulla të njëjta çdo herë. Kur skanimi me foto osht aktiv, AI veç i dallon rrobat edhe t’i propozon detajet.


