Kush e mban këtë faqe?
Këtë faqe e mban ckameveshe, e cila vendos si përdoren të dhënat tua.
Për pyetje rreth privatësisë, adresën e kontaktit e publikojmë këtu së shpejti.
Cilat të dhëna i mbledhim?
Kur hap llogari, e ruajmë emailin tand për me të mundësu me hy n’llogari. Nëse hyn me Google, prej atje marrim veç emrin e emailin tand.
E ruajmë moshën tande veç për me u siguru që i ke të paktën 16 vjeç.
Nëse zgjedh me e tregu, e ruajmë gjininë si pjesë të profilit tand; ajo nuk i kufizon propozimet. E ruajmë edhe preferencën për kombinime me fustan ose me pjesë të epërme e të poshtme, për me e udhëzu kombinimin e ri. Mundesh me i kapërcy këto pyetje ose me i ndryshu te Preferencat.
E ruajmë komunën ku jeton veç për me marrë motin e ditës. S’e përdorim për qëllime tjera.
Për secilën rrobë, ruajmë llojin e ngjyrën dhe shënojmë nëse ka motive. Nëse i shton, ruajmë edhe emrin e shënimin për të. Këto detaje i shkruan vetë ose i konfirmon prej propozimeve gjatë skanimit.
Kur skanon rroba, fotoja zvogëlohet n’telefonin tand e i dërgohet një shërbimi të jashtëm me pagesë për me i dallu rrobat. ckameveshe s’e ruan fotografinë origjinale askund. Pamjet e prera i sheh veç ti gjatë kontrollit. Kur e konfirmon një rrobë, ruajmë privatisht një foto të vogël të saj. Veç ti e sheh, edhe fshihet kur e heq rrobën prej garderobës.
I ruajmë kombinimet e ditës edhe ndërrimet që i bon, për me i mbajtë mend e për me i dhanë përparësi rrobave që s’i ke veshë së fundi.
Pse na duhen këto të dhëna?
I përdorim për me të propozu një kombinim sipas motit e rastit të ditës. Kombinimin e zgjedhim me rregulla fikse. AI ndihmon veç me i dallu rrobat gjatë skanimit. Secilën rrobë e konfirmon ti para se me u shtu në garderobë.
Na duhen edhe për me e mbajtë llogarinë tande e për me i ndreqë problemet që mundesh me i pasë me të.
Me kë i ndajmë të dhënat?
Bazën e të dhënave e mban një shërbim i jashtëm që na ndihmon me e mbajtë aplikacionin online e me e ruajtë llogarinë tande. Të dhënat tua s’i shesim e s’i ndajmë për reklama.
Motin e marrim prej një shërbimi publik të motit, veç me koordinatat e komunës tande — pa asnjë t’dhanë që t’identifikon si person.
Kur skanon rroba, fotoja shkon veç te shërbimi i jashtëm i analizës (shih lart) — asgjë ma tutje.
S’kemi reklama, s’kemi cookie ndjekjeje (tracking/analytics), s’ia ndajmë asnjë t’dhanë tande palëve t’treta për marketing.
Sa kohë i mbajmë të dhënat?
Llogarinë e mbajmë derisa ta fshijmë me kërkesën tande. Rrobat i mbajmë derisa i heq prej garderobës ose fshihet llogaria.
Skanimet që s’i përfundon e s’i konfirmon fshihen vetë brenda një ore.
Fotografitë origjinale s’i ruajmë fare, asnjëherë.
Për çka i përdorim cookie-t?
Përdorim veç cookie që duhen për me t’mbajt t’hyrun n’llogari. S’kemi cookie reklamash apo ndjekjeje prej palëve t’treta.
Çka mundesh me kërku për të dhënat tua?
Mundesh me kërku me i pa të dhënat që i kemi ruajtë për ty, me i ndreqë nëse kanë gabime ose me i fshi krejt.
Fshirjen e llogarisë e kërkon përmes adresës së kontaktit që e publikojmë këtu së shpejti. E bojmë brenda 30 ditëve. Po e ndërtojmë edhe një mënyrë për me e fshi vetë llogarinë prej aplikacionit.
Nëse mendon që të drejtat tua s’janë respektu, mundesh me u anku n’Agjencinë për Informim dhe Privatësi (aip.rks-gov.net).
Sa vjeç duhesh me qenë për me e përdorë?
ckameveshe s’osht ndërtu për fëmijë. Për me e përdorë duhesh me i pas të paktën 16 vjeç.
Si e merr vesh nëse kjo politikë ndryshon?
Nëse e ndryshojmë këtë faqe, e shënojmë datën këtu sipër.