Çka të propozon ckameveshe?
ckameveshe të propozon çka me veshë sipas motit, rastit e rrobave që i ki n’dollap. Vendimin për çka me veshë e ki ti.
Çka do me thanë që app-i osht në testim?
ckameveshe osht n’fazë testimi (beta). Mundet me pas ndërprerje, ndryshime apo gabime derisa ta plotësojmë krejt.
Si duhesh me e përdorë llogarinë tande?
Duhesh me dhanë të dhëna të sakta kur hap llogari. Llogaria osht vetëm për ty — mos e ndaj fjalëkalimin apo kodin me të tjerët.
Ti je përgjegjëse për çka bohet n’llogarinë tande.
Çka lejohet me shtu në app?
Mos ngarko fotografi që s’janë tuat, që kanë përmbajtje të paligjshme apo që i shkelin të drejtat e të tjerëve.
Mos e përdor ckameveshe për tjetër qëllim veç atij për çka osht bo — me organizu dollapin edhe me marrë propozime.
Kujt i takon përmbajtja?
Emrat, shënimet e rrobat që i shton në garderobë mbeten tuat.
Aplikacioni, dizajni edhe krejt çka osht ndërtu prej nesh (përfshi katalogun e arketipave) mbeten pronë e ckameveshe.
Çka mundesh me pritë prej propozimeve?
Propozimet janë veç ndihmë — s’garantojmë që kombinimi ka me të pëlqy çdo herë.
ckameveshe ofrohet ashtu siç osht, pa garanci. Për aq sa e lejon ligji i Kosovës, s’mbajmë përgjegjësi për dëme të tërthorta që vijnë prej përdorimit të propozimeve. Vendimi se çka vesh mbetet i yti.
Kur mundet me u kufizu llogaria?
Mundemi me e ndërpre apo kufizu llogarinë nëse shkelen këto kushte.
Cilat ligje vlejnë për këto kushte?
Këto kushte i nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës.
A ki pyetje për këto kushte?
Nëse ki pyetje për këto kushte, adresën e kontaktit e publikojmë këtu së shpejti.